Opinionisti dhe profesor Binak Maxharraj, ka dhënë parashikimin e tij për seancën e Kuvendit, që do të mbahet të martën, e ku do të votohet për Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi.
Maxharraj, në një postim në Facebook, ka thënë se të martën Kosovës do t’i ndodhin dy gjëra të mira, përcjell Bota sot.
Sipas tij, Demarkacioni të martën do të rrëzohet me votën e ndonjë “patrioti”, ndërsa do të rrëzohet edhe Qeveria e Kosovës.
Më poshtë mund të lexoni postimin e tij të plotë:
Patrioti i fshehur
Të martën Kosovës do ti ndodhin dy gjera të mira:
E para,demarkacioni rrezohet, sepse ende besoj se midis deputetëve të Kosovës gjendet ndonje patriot i vërtët i cili rrinë strukur dhe pret rastin të godas.
E dyta, më mos votimin e demarkacionit duhet të bjënë edhe qeveria Haradinaj, sepse ajo ska më as fytyrë e as faqe të qeverisë./BS