Sipas Beogradit, Berlini e do Kosovën vëzhguese në OKB

Aktuale

Sipas Beogradit, Berlini e do Kosovën vëzhguese në OKB

Më: 20 mars 2018 Në ora: 12:37
Ilustrim

Dikush nga zyrtarët e lartë të Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë, shefi i ri i diplomacisë Heiko Maas, ose sekretari i Shtetit, pritet që këtë javë, me siguri më 22 mars, të vizitojë Serbinë, me ç’rast do të prezantojë qëndrimin e Berlinit për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, shkruajne sot mediat serbe, duke u thirrur në burime të besueshme diplomatike.

Qëndrimi gjerman për Kosovën, siç shkruan kjo gazetë, nuk përbën ndonjë risi, Berlini vazhdon të insistojë për marrëveshje juridike detyruese midis Beogradit e Prishtinës, në mënyrë që këto të bashkëpunojnë në vend se të luftojnë.

Në këtë kontekst, Gjermania angazhohet për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara, ku ajo fillimisht do të kishte statusin e vëzhguesit, sipas shembullit të Palestinës, shkruajne mediat serbe.
Gjermanët angazhohen po ashtu për avancimin e pozitës së serbëve në Kosovë, pra për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe dhe që, sipas kësaj gazete, ata të kenë më shumë besim në presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sesa në presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi

Berlini nuk konsideron se Serbia duhet të njohë edhe formalisht pavarësinë e Kosovës dhe ajo që propozon Berlini dhe më gjerë Perëndimi do të thotë njohje faktike, por jo formale, siç ia ka prezantuar kohë më parë Berlini personalisht Aleksandar Vuçiqit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat