Kelmendi: Nëse votoj demarkacionin e rrezikoj familjen time

Aktuale

Kelmendi: Nëse votoj demarkacionin e rrezikoj familjen time

Më: 20 mars 2018 Në ora: 14:10
Ramiz Kelmendi

Ramiz Kelmendi është definitivisht nuk do ta votojë Demarkacionin me Malin e Zi. Deputeti i LDK-së madje sot as nuk do të marr pjesë në seancën e jashtëzakonshme ku pikë e vetme e rendit të ditës është ratifikimi i marrëveshjes me Malin e Zi.

Kelmendi për KP dha disa arsye për mospjesëmarrje në seancë e që njëra nga to është gjendja e tij shëndetësore.

Por Kelmendi tha se është kundër dhe nuk do ta votojë asnjëherë Demarkacionin me Malin e Zi, pasi që sipas tij fëmijët dhe ai vet ka marr kërcënime me jetë.

Ndonëse nuk tregoi se nga kush është kërcënuar,  Kelmendi tha se këto  kërcënime nuk i ka lajmëruar tek organet e rendit.

“Fëmijëve të mi u kanë thënë ‘nëse baba juv e voton demarkacionin, ju jeni të rrezikuar me jetu këtu’. Disa nga kërcënuesit i njoh, disa nuk i njoh, kërcënime kam pas edhe unë qoftë në katër sy, qoftë me telefon, qoftë në mënyra tjera. Në Polici se kam lajmëruar asnjë kërcënim sepse nuk dua të hyj në konflikt  me askënd”, tha Kelmendi për KosovaPress.

Biznesmeni i njohur nga Peja tha se një arsye pse gjithnjë ka qenë kundër demarkacionit me Malin e Zi, ndonëse thotë se është i bindur se ky version është i drejtë thotë të jenë edhe bashkëvendësit e tij.

Pasi që sipas Kelmendit banorët(të afërmit, bashkëvendësit) kanë qenë kundër këtij version atëherë ai nuk mund t’i ‘prejë në besë’ ata dhe të votojë për.

“Nuk dua deri nesër të izolohem nga bashkëvendësit e mi”, tha Kelmendi.

Ai paralajmëroi se edhe nëse sot nuk kalon demarkacioni e mbahen seanca tjera vota e tij asnjëherë nuk do të jetë për.

I pyetur për deklaratën e shefit të GP të LDK-së se i kanë të sigurta 27 votat e deputetëve, Kelmendi tha se Avdullah Hoti nuk e ka ditur për problemet që I janë shfaqur lidhur me kërcënimet.

Për këto ‘probleme’ ai tha se ka biseduar vetëm me kryetarin e partisë Isa Mustafa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat