Haradinaj: Nuk kishim mbajt seancë po mos ishin 80 vota pro

Aktuale

Haradinaj: Nuk kishim mbajt seancë po mos ishin 80 vota pro

Më: 20 mars 2018 Në ora: 16:17
Ramush Haradinaj

(E plotësuar) - Kryeministri i Kosovës,Ramush Haradinaj ëshët shprehur i bindur se demarkacioni do të kalojë.

Sipas tij, ka mjaft argumente që ky ligj të votohet.

Haradinaj: I kemi 80 vota

“Nuk kishim ardhë në seancë në qoftë se nuk do të ishin 80 vota pro”, tha Haradinaj.

Porse sipas tij, ende nuk dihet nëse do të ketë diskutim apo jo.

Haradinaj: Vendimin se a do të ketë diskutim ose jo i merr Seanca

“Mendoj se vendimet i merr Seanca se si duhet të ndodhë, a do të ketë diskutim ose jo. Ajo që është me rëndësi, unë mendoj se të gjithë mund ta gjejnë veten, argumentet për të votuar. Pra janë respektuar të gjitha pritjet dhe krejt shqetësimet e deritashme. Besoj se duke e njohur LDK-në si unike, të gjithë do ta votojnë”, tha ai.

***

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se pas shumë pritjesh e debatesh, sot në Kuvendin e Kosovës diskutohet projektligji për demarkacionin me Malin e Zi, ku përveç marrëveshjes, është raporti i komisionit Bulliqi dhe marrëveshja në mes dy presidentëve, gjë që janë argumente të duhura për ta votuar projektligjin.

Ai pak para seancës tha se AAK do ta votojë projektligjin, ndërsa, duke njohur LDK-në, tha se të gjithë deputetët e saj do ta votojnë.

“Nuk kishim ardhë në seancë po të mos ishin 80 vota pro”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat