Haradinaj kërkon vota: Për me u rrëzu e mu qu do të vlerësojmë

Aktuale

Haradinaj kërkon vota: Për me u rrëzu e mu qu do të vlerësojmë

Nga: H.O. Më: 20 mars 2018 Në ora: 17:32
Ramush Haradinaj

Në seancën për demarkacionin në Kuvendin e Kosovës, kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se puna profesionale nga ana e pozitës është kryer, ndërsa ia lë politikës të vendos për të.

Ai ka kërkuar votat e secilës parti për të votuar këtë projektligj.

“Ne kemi kryer punën në mënyrë profesionale andaj politikës i mbetet teë vendos për këtë. Falenderojmë LDK për qëndrimin e tyre. Për me u rrëzu e mu qu do të vlerësojmë. Kërkojë votën e LDK dhe PDK për këtë ligj. Ky është një moment i ndijshëm për Kosovën”, ka thënë Haradinaj në Kuvend./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat