Haradinaj e pranon: Korrigjimi i Marrëveshjes nuk do të jetë i lehtë

Aktuale

Haradinaj e pranon: Korrigjimi i Marrëveshjes nuk do të jetë i lehtë

Më: 20 mars 2018 Në ora: 17:45
Ramush Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj ka marrë fjalën duke iu drejtuar opozitës pasi LDK-ja e fajësoi se kishte kundërshtuar më parë dhunshëm Marrëveshjen e Demarkacionit, dhe Vetëvendosjen sipas së cilës është absurde që Demarkacioni të votohet e më pas të korrigjohet. Haradinaj ka thënë se kjo s’është e lehtë por korrigjimi do të bëhet

Haradinaj ka arsyetuar veprimet e mëparshme se kanë përdorur instrumente opozitare demokratike, ndërsa tani që është në krye të Qeverisë, Haradinaj thotë se duhet të veprojë sipas asaj që i kërkon detyra.

“Derisa kemi qenë në opozitë kemi shfrytëzuar instrumentet opozitare për të shprehur qëndrimin tonë. Gjatë marrjes së qeverisë veprojmë me instrumente qeverisës. E meriton një respekt rruga e ligjit”, ka thënë Haradinaj.

Ndërsa, ai i është përgjigjur edhe Vetëvendosjes, pasi Glauk Konjufca tha se është fyerje e inteligjencës të thuhet se një herë po e votojmë Demarkacionin, e pastaj e korrigjojmë.

“Mund ta korrigjojmë një marrëveshje derisa ajo është e ratifikuar”, i ka thënë kryeministri Haradinaj.  

Tutje, shefi i Qeverisë u ka kërkuar të gjitha partive ta votojnë Demarkacionin, duke thënë se korrigjimi është i pashmangshëm edhe pse do të jetë i vështirë.

Temë e kësaj seance të jashtëzakonshme ishte edhe rrëzimi i Qeverisë Mustafa, që ishte bërë në maj të vitit të kaluar.

“Të gjithë rrëzohemi e çohemi. Edhe unë do të rrëzohem. Por është mirë me u rrëzu prej Qeverisë e me shku në shtëpi. Unë jam rrëzu dhe kam shku në Hagë”, ka thënë Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat