Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ramiz Kelmendi ka treguar se nuk mund të vije në Kuvendin e Kosovës.
Ai ka thënë për “RTV Dukagjini”, se është lajmëruar nga shtrati i Klinikës në të cilën është shtruar ai, dhe ku është duke e pastruar gjakun në tretman treditor.
“Qëndrimi im gjithmonë ka qenë kundër. Dihet vendi nga unë vi, që jetoj dhe punoj atje. Është krijuar opinioni që të gjithë ata që e votojnë demarkacionin, janë tradhëtar të vendit”, ka shtuar Kelmendi.