Kontrollohen deputetët e Vetëvendosjes

Aktuale

Kontrollohen deputetët e Vetëvendosjes

Më: 21 mars 2018 Në ora: 13:22
Momenti i kontrollimit te deputeteve

Pas hedhjes për herë të dytë të gazit lotjsellës,  deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje janë kontrolluar nga sigurimi i Kuvendit.

Gazi lotsjellës është hedhur përsëri nga deputeti Xhelal Sveçla, ndërsa kësaj radhe i është bashkangjitur edhe deputeti Sali Zyba.

Mirëpo, sigurimi ka kontrolluar edhe çantën e deputetes Fitore Pacolli, deputete kjo e cila është ishte e ulur afër Sveçlës.

Ky i fundit së bashku me deputetin Zyba kanë kundërshtuar sigurimin dhe policinë për kontrollimin e deputetes Pacolli, duke debatuar kështu ashpër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat