Dialogu treditor Kosovë-Serbi në Bruksel, s’ka përparim

Aktuale

Dialogu treditor Kosovë-Serbi në Bruksel, s’ka përparim

Më: 21 mars 2018 Në ora: 14:55
Avni Arifi

Komisioni Europian njoftoi sot se nuk ka pasur përparim në dialogun treditor në Bruksel, ndërmjet Prishtinës e Beogradit.

Bashkimi Europian u ka bërë thirrje të dy palëve që të rrisin përpjekjet për zbatimin e marrëveshjeve të arritura, meqë përparimi në normalizimin e marrëdhënieve përbën elementin vendimtar në rrugën europiane të tyre, tha Maja Kocijançiç, zëdhënëse Bashkimit Europian.

Delegacionet e Kosovës e të Serbisë i kanë udhëhequr shefi i Ekipit Negociator të Kosovës, Avni Arifi, dhe shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Ata kanë biseduar për zbatimin e marrëveshjeve që kanë të bëjnë me Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe, energjinë, për Urën mbi Ibër në Mitrovicë dhe lëvizjen e lirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat