Kurti: Qëllimi kriminal ka prodhuar situatë kriminale ndaj Vetëvendosjes

Aktuale

Kurti: Qëllimi kriminal ka prodhuar situatë kriminale ndaj Vetëvendosjes

Më: 21 mars 2018 Në ora: 17:15
Albin Kurti

(E plotësuar) - Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha se qëllimi kriminal për të ratifikuar demarkacionin ka prodhuar situatë kriminale kundër Lëvizjes Vetëvendosje dhe vullnetit të qytetarëve.

Sipas Kurtit raporti i Komisionit Bulliqi është aktakuzë ndaj Komisionit Meha dhe presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.

Kurti: Qëllimi kriminal ka prodhuar situatë kriminale ndaj Vetëvendosjes

“Pra qëllimi kriminal i ratifikimit të demkarakcionit që na i humbet 8200 hektar ka prodhuar një sitatë kriminale kundër Lëvizjes Vetëvendosje, kundër vullnetit të qytetarëve, jo vetëm të atyre që kanë nënshkruar peticionin por edhe gjithë popullit në përgjithësi. Komisioni Bulliqi ka konstatuar që komisioni Meha ka bërë shkelje shumë të rënda të ligjit dhe Kushtetutës prej tejkalimit të kompetencave të veta deri tek fallcifikimi i hartave. Raporti i Komisionit Bulliqi është aktakuzë për komisionin Meha dhe për presidentin Thaçi, për mua është e qartë presidenti Thaçi synon që krimin dhe tradhtinë e tij ta ratifikoj në Kuvendin e Kosovës në mënyrë që ashtu i ratifikuar ta vazhdojë punën për Zajednica për shkëmbim territorial, për falje të veriut e ku e di për çka tjetër me homologun e tij Vuçiç me të cilin tashmë është shumë fish më i afërt sesa me popullin e Kosovës”, tha Kurti.

Kurti tha se janë duke i kundërshtuar tendencat e vazhdueshme për të votuar demarkacionin, dhe janë duke e mbrojtur Komisionin Shtetëror të Shpejtim Bulliqi.

Kurti: Jemi duke i kundërshtuar tendencat e këtij regjimi

“Ne jemi duke i kundërshtuar tendencat e vazhdueshme të këtij regjimi që ne t’i humbin mbi 8200 hektar dhe i vetmi institucion i pavarur në Kosovë i cili është një mend i pavarur me gjithë mend në gjithë aktualitetin politik e ky është  Komisioni shtetëror Bulliqi janë duke e shkelur, ne jemi në mbrojte të raportit të Komisionit Bulliqi të këtij komisioni shtetëror i cili ka kundërshtuar faljen e 8200 hektarëve”, tha ai.

Kurti paralajmëron vazhdimin e kundërshtimit të demarkacionit

Kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti ka thënë se do te vazhdojnë ta kundërshtojnë ratifikimin e marrëveshjes për demarkacion.

Ai është shprehur se kjo marrëveshjë ka prodhuar situatë kriminale kundër Vetëvendosjes. Sipas tij, demarkacionin po tenton ta ratifikojë presidenti Hashim Thaçi, për të cilin Kurti ka deklaruar se dëshiron të vazhdojë edhe me Asociacionin e Komunave Serbe apo edhe të shkëmbejë territore.

“Qëllimi kriminal i ratifikimit të demarkacionit ka prodhuar një situatë kriminale kundër Lëvizjes Vetëvendosje. Komisioni i Bulliqit ka konstatuar se ka pasur edhe falsifikim hartash. Pë rmua është e qartë se presidenti Thaci synon që tradhëtinë e tij ta ratifikojë në Kuvendin e Koosvës që ta vazhdojë punën për shkëmbim territorial akushedi për çka tjetër më Vuçiqin me të cilin tashmë është më i afërt sesa me popullin e Kosovës”, ka thënë Kurti.

Kurti ka deklaruar se janë në mbrojtje të raportit Bulliqi sipas të cilit kundërshtohet falja e 8 mijë hektarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat