Deputeti i LDK-së: Dje u fol me 500 minuta fjalë, sot po flitet me dhunë e gaz

Aktuale

Deputeti i LDK-së: Dje u fol me 500 minuta fjalë, sot po flitet me dhunë e gaz

Më: 21 mars 2018 Në ora: 17:42
Imet Rrahmani

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Imet Rrahmani ka komentuar hedhjen e gazit lotsjellës për katër herë radhazi në sallën e Kuvendit.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se sot po flet gazi e dhuna, derisa po u mohohet deputetëve e drejta e fjalës, shkruan Indeksonline.

“Dje u bënë mbi 500 minuta fjalë, e sot na ka kaplu heshtja e mjerimit, po flet dhuna, po flet gazi, po mohohet e drejta e deputetit me shpreh i lirë dhe në kushte normale mendimin e vet. Nuk po them se cila anë ka të drejtë, por një gj? dihet se n? demokracitë parlamentare vendos mendimi i shumicës. Kosova do të e gjej rrugën, ajo ka kalu momente edhe më të rënda”, ka shkruar Rrahmani në Facebook. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat