Kimete Berisha: Të vdekur simbolikisht!

Aktuale

Kimete Berisha: Të vdekur simbolikisht!

Nga: A.M. Më: 21 mars 2018 Në ora: 18:21

Publicistja e njohur Kimete Berisha, ka reaguar për situatën e krijuar në Kuvendin e Kosovës.

Ajo përmes një postimi në Facebook ka shkruar se fyerjen  e kryetarit të Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli  ndaj deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

"Mua s'më pengon shamja aq sa po më pengon katundarizmi i Kadri Veselit, tamam si ata gilipterat e Mitrovicës që rrinin e pinin piva nën urë, i cili ende shqiptarët si ktyneherë i konsideron robër, skllevër, dhe këtu nuk e ka keq", ka shkruar Berisha.

Postimi i plotë:

Nuk është më i rëndë gazi lotësjellës sesa shamja me 'Ta q...robtë..ta q....', e Kadri Veselit!

Herë ua ofron deputeteve organin e tij seksual me ja hëngër, e herë ofrohet vullnetarisht t'i përdhunojë robtë (pra familjarët) e kundërshtarëve politikë, përveç Listës Serbe, ata s'ka gabuar asnjëherë t'ua jap atë sendin!

Mua s'më pengon shamja aq sa po më pengon katundarizmi i Kadri Veselit, tamam si ata gilipterat e Mitrovicës që rrinin e pinin piva nën urë, i cili ende shqiptarët si ktyneherë i konsideron robër, skllevër, dhe këtu nuk e ka keq.

Ky vend është qind për qind i varur nga mbretërit e drogës, të hoteleve, të dukatit, të prostitucionit, të naftës, të armëve, nga mbretërit e asfaltit dhe tregtarët e veshkave!

E Ramiz Kelmendi kujton se i ha kujt palla për të, kur e di shumë mirë se ata hajnat e Medikusit, i liroi EULEX-i, anipse ua kanë marrë fukarenjëve veshkat e nuk ua kanë dhënë paret. Plus që nuk ka perspektivë në politikë, e ka luksin të tërhiqet e ta bëjë një punë të hajrit në jetën e tij...por si duket Ramiz Kelmendi është i kërcënuar nga dy ekstremet 'një grup e kërcënon mos me votu, e grupi tjetër me votu'.

Ti jeton në një shtet të vdekur simbolikisht. S'ke asnjë shpresë se nesër bëhet mirë. Të jesh imlirë të shkosh te tezja e të mos kesh pare për biletë është 'kufirini vërtetë'.

Vrasësit janë të lirë.

Drejtësia është e korruptume.

Institucionet janë të zaptuara nga njerëzit me të këqij dhe më të pamoralshëm që i njeh shoqëria.

Ministra që kanë ngelur me nga 11 njësha; analfabeta që s'dinë as shqip, dhe paramilitarë të rrezikshëm të partive në pushtet.

I ka lyer me bojë të zezë çelet e veta dhe Enver vetlla ka marrë guxim që follderat me 200 mijë nënshkrime të qytetarëve në peticionin kundër marrëveshjes (ku ndodhet edhe nënshkrimi im) t'u thotë kutia të picave. Kaq kurrkushi i duken shminkerit 200 mijë shqiptarë. I duken kurrkushi se e ka në dorë policinë, prokurorinë, gjykatat, paret, krejt i ka në dorë...!

Prandaj, sikur mos të shpurdhte ngapak Vetëvendosja, ne do të ishim të mbaruar.

Me këto variantet e gazit lotësjellës Kosova jep mesazh se nuk i mirret Kosovës toka bash-bash lehtë...i mirret toka, ama me pak vështirësi, nëpër do tym e fjalë, pa gjak.

Deri këtu na ka sjell inati, kokëfortësia dhe ambicia e patologjike e Isa Mustafës.

Ndërsa erdh dita që Vjosa Osmani e rren edhe veten dhe thotë budallallëqe si kjo që duhet me votu marrëveshjen e Hashim Thaçit për shkak se 'kanë shkuar shqiptarët me luftu në ISIS shkaku që nuk kanë pasur viza për BE'. Kaq i 'thjeshtë' ka qenë motivu i luftëtarëve të IsIs-it, sa nuk janë kujtu as evropianët.

Vjosa Osmani të gjitha inatet i paska pasur me Isa Mustafën, sepse tani asgjë 'të keqe' nuk po sheh më në LDK.

Gjithmonë qe 20-të vjet u bë siç kërkuar dhe ka dashur Hashim Thaçi.

LDK po shtiret sikur nuk ka inate, por bash inati po i shtynë ta mbrojnë me fanatizëm Isa Mustafën, dhe pikërisht inati dhe nevoja e sëmurë për të thënë se 'Isa Mustafa ishte i pagabueshëm'.

Rambo i ka ditët e numëruara në qeveri, s'i e votoi, s'o nuk e votoi marrëveshjen e demarkacionit. Qysh nuk e kupton kaq punë!

Me pas mend në kry' nuk ia bën shërbimin Hashim Thaçit. Por, nuk i ka.

Çfarë mendje të sëmurë kanë ata që guxojnë ta votojnë një marrëveshje kundërthënëse, dhe i ffojnë njëri-tjetrin t'i votojnë gabimet e rënda që i pranojnë se i ka kjo marrëveshje.

Kjo është çmenduri e llojit të vet. S'ka kështu!

Ti bile thuaj që 'marrëveshja është e pagabuar, votoje shlirë'! E jo, 'votoje njëherë e pastaj e ndreqim'.

....s'kam vullnet, as nuk shpresoj kurrë se do ta mbërri ditën kur do të bëhet mirë këtu, se veç pak besim me pas, 'tymin' ia kisha qitë, ose nëse jo tymin, ia kisha çu Kadri Veselit robtë para kuvendit, qysh i ka lypë...varg e vijë, me altoparlant i kisha thënë 'hajt tash...bën çka e ke njet me ba'!

Nuk po vërehet mungesa e të pakënaqurve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat