Reagimi i çuditshëm i ambasadorit britanik për demarkacionin

Aktuale

Reagimi i çuditshëm i ambasadorit britanik për demarkacionin

Më: 22 mars 2018 Në ora: 11:23
Ruairi O’Connell

Kuvendi i Kosovës dje ka miratuar me 80 vota marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Pas një debati të gjatë dhe tentimi për ta hedhur në votim marrëveshjen e cila edhe dje u pengua me gaz lotsjellës nga Lëvizja Vetëvendosje, demarkacioni si çështje tre vjeçare mori fund.

Gjatë tërë kohës, ambasadorët e huaj siç është ai i SHBA’ve, i Italisë e Francës kanë bërë thirrje që të miratohet marrëveshja që i hap rrugë liberalizimt të vizave për qytetarët e Kosovës.

Vetëm ambasadori britanik, Ruairi O’Connell nuk është parë në hollet e Kuvendit në ditët kur po shqyrtohej e votohej projektligji për demarkacionin me Malin e Zi. Ai as nuk pati madje ndonjë reagim publik, deri më sot.

Është e çuditshme se si ambasadori britanik nuk e tha asnjë fjalë për kalimin e demarkacionit, kështu  duke shpërndarë  vetëm reagimin nga faqja zyrtare e Ambasadës së Britanisë së Madhe në Kosovë.

“Urime, Kosovë! Ne mirëpresim progresin e bërë në mes mikut tonë të ngushtë dhe aleatit tonë të NATO-s. Sot mbizotëroi procesi demokratike, pavarësisht përpjekjeve të disa personave për ta prishur atë”, thuhet në këtë deklaratë’, ishte reagimi që ambasada kishte bërë gjatë ditës së mërkurë.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat