Haki Abazi: Arrestimet për korrupsion do të bëhen me short nga partitë

Aktuale

Haki Abazi: Arrestimet për korrupsion do të bëhen me short nga partitë

Më: 22 mars 2018 Në ora: 16:21
Haki Abazi

Njohësi i çështjeve  politikë, Haki Abazi ka komentuar kriterin e dytë të Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave, i cili është luftimi i korrupsionit dhe sundimi i ligjit.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se arrestimet do të bëhen nga  një pjesëtarë nga secila parti me short përveç CC-zero( i drejtohet deputetëve të dorëhequr nga Vetëvendosja)  se kanë kry shërbimin dhe nga Alternativa se janë vetëm dy.

Postimi i plotë:

Me urdhër të komandant TOKA, mafia politike duhet me plotesu kriterin e luftes kunder krimit dhe korrupcionit.

Tani ose ikni ose mshehuni se keni me u arrestu per kaçat dhe kulumrite qe i keni mbledhe ne mal ose pse jeni fale ne xhami apo pse keni vizitu shtepine e Nenes Tereze ne Maqedoni. Apo pse ju ka shku mendja me be nje videorexhistrim duke e sha Milloshevicin. Arrestimet behen nje pjestare nga secila parti me short perveq CC-zero se kane kry sherbimin dhe nga Alternativa se jane vetem dy.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat