Ish ushtaraku për Demarkacionin: Me shqiptarët po bëhet eksperiment

Aktuale

Ish ushtaraku për Demarkacionin: Me shqiptarët po bëhet eksperiment

Nga: A.M. Më: 22 mars 2018 Në ora: 21:34
Hafir Hoxha

Ish luftëtari i Koshares, Hafir Hoxha ka komentuar ratifikimin e Demarkacionit me Malin e zi në Kuvendin e Kosovës.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se me këtë demarkacion po bohet eksperiment me të gjithë shqiptarë për të parë si do të reagojnë  qytetarët dhe intelektualet e akademikët shqiptarë.

Postimi i plotë:

DEMARKACIONI PROV GJENERALE E SHQIPTARËVE !

Më këtë demarkacion të kufirit  me Malin e zi jane dukë u eksperimentuar shqiptarët se si do të reagojnë qytetarët shqiptarë në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Preshevë , Mal të zi , si do të reagojn intelektualet, Akademikët e shkencave në Tiran dhe Prishtinë .

Për politikanë nuk kan nevoj të bejn eksperimente sepse këta jan agjami , naivë, të varfër , shkurtëpamës , labil , interesgjinjë perfiterë  dhe me ta bejn si të deshirojnë.

Në baz të reagimeve te shqiptarëve të lartpërmendur  ( pa politikan ) ata BE dhe USA do ti bejn ndryshimet e kufijëve më vonë edhe në veri te Kosovës por edhe gjetiu  rregullishtë në dëm të shqipëtarëve .

PËR MOMENTIN PO SHIFET SE SHQIPTARËT I PRANOJN NDRYSHIMET E KUFIJËVE PA ASNJË KUNDËRSHTIM !

Ata ( intelektualët , akademikët po flejn , po heshtin , nuk reagojnë , nuk di a nuk din apo nuk po guxojnë të flasin ? ) këto gjera madhore  ua kan lën në duar politikanve ( tugjarëve) që e shohin vetëm interesin personal, familjarë dhe klanorë .

Të testuarit njerezit tan pra ende lakmojn  në bmë , gjypa, zgrada te larta ( mu duk qytetarë !) e tesha të mira në perendim !!! dhe festojnë  dit e pa dit se cka po ndodhë dhe a duhet vajtuar , kundershtuar apo festuar .

Ky është realiteti ynë i mjerë ..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat