Kryeministri Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së sotme të Qeverisë, është deklaruar lidhur me skandalin me mish të prishur i cili është gjetur në një kompani në Rahovec ndaj së cilës prokuroria ka nisur hetimet.
Ai tha se çështja e mishit është duke u trajtuar në instanca të larta ekzekutive.
“Çështja veç është ngritë në instancat ekzekutive, por nuk kemi bërë një panik më të madh publik. Por në instancat ekzekutive po. Por nuk e kemi bërë një alarm të më të madh.. po në instancat e punës së zbatueshmerisë po. Edhe besoj edhe mund të japim informata më detaje se çka po ndodh. Po gjitha instancat ato të hetuesisë, policisë të AVUK-ut janë në funksion”, citohet të ketë thënë Haradinaj.
Ndryshe, javë më parë në Belgjikë është raportuar për një rast, në shtator të 2016, kur një kontingjent i mishit të prishur i një kompanie belge ishte asgjësues në Kosovë, pa depërtuar në treg, pasi autoritetet kosovare kishin zbuluar se ishte mish i vjetër mbi 12 vjet.