Haradinaj e quajti Mustafën kryeministër qyqan, vjen reagimi i zyrtarit të LDK’së

Aktuale

Haradinaj e quajti Mustafën kryeministër qyqan, vjen reagimi i zyrtarit të LDK’së

Më: 23 mars 2018 Në ora: 23:04
Mustafa dhe Haradinaj

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj i ka quajtur ‘qyqarë’ ish-kryeministrat që kanë udhëhequr me Kosovën para tij.

Bajram Rexhepi, Bajram Kosumi, Agim Çeku, Hashim Thaçi e Isa Mustafa sipas Haradinajt nuk guxuan të përfundonin ato që ai i quan ‘tema të mëdha’.

Por reagimet për këtë deklaratë nisën të dalin menjëherë. Zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj ka thënë se Haradinajt iu ka ndalë sahati.

‘Ramushit definitivisht ju ka “nalë sahati” … me muskuj nuk qeveriset!, shkruan ai në Facebook.

Sipas Haradinajt, kryeministrat e lartëpërmendur nuk kanë kryer si duhet punë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat