Çka nëse Kushtetuesja e shpallë të jashtëligjshme marrëveshjen për Demarkacionin?

Aktuale

Çka nëse Kushtetuesja e shpallë të jashtëligjshme marrëveshjen për Demarkacionin?

Më: 23 mars 2018 Në ora: 23:07
Ramush Haradinaj

Lëvizja Vetëvendosje po përgatit një dosje për ta dërguar në Kushtetuese, marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi. Lidhur me këtë, ka folur kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj në Argument Plus.

Ai ka deklaruar se nëse Gjykata Kushteuese e shpallë marrëveshje të jashtëligjshme do ta respektojnë vendimin e gjykatës, duke shtuar se nuk i frigohet një vendimi të tillë.“

Të gjitha vendimet që i ka paraparë Kushtetuta, institucionet e vendit, janë të parapame ato, sikur parlamenti të kish votu ndryshe prapë e kisha respektu.”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka shtuar se edhe komisioni janë të shqetësuar në mundësitë për korrigjim, si dhe nuk i ka konsideruar aq të fuqishme deklaratat e dy presidentëve, ashtu siç nuk e ka konsideruar aq të mjaftueshëm edhe votimin e ligjit. Kujtojmë se ratifikimi i demarkacionit në Kuvendin e Kosovës u miratua me 21 mars të këtij viti, me 80 vota pro. Miratimin e këtij ligji e penguan katër herë radhazi deutetët e Vetëvendosjes duke hedhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat