Thaçi: Përjetësisht mirënjohëse për SHBA-në, BE-në dhe NATO-n që hapën kapitullin e çlirimit për Kosovën

Aktuale

Thaçi: Përjetësisht mirënjohëse për SHBA-në, BE-në dhe NATO-n që hapën kapitullin e çlirimit për Kosovën

Nga: Bota sot Më: 24 mars 2018 Në ora: 11:05
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka përkujtuar fillimin e bombardimeve të sulmeve ajrore të NATO-s kundër forcave ushtarake serbe, sot kur bëhen 19 vjet.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se u jemi përjetësisht mirënjohës SHBA-së, BE-së dhe NATO-s, që me intervenimin e tyre kanë hapur një kapitull të çlirimit të Koosvës, përcjell Bota sot.

Postimi i tij i plotë:

Sot u bënë 19 vjet nga fillimi i sulmeve ajrore të NATO-s kundër forcave ushtarake e policore serbe. Pasi përpjekjet diplomatike ndërkombëtare nuk e ndalën agresionin e regjimit të Millosheviqit në Kosovë, ndërhyrja e NATO-s kishte mbetur alternativë e vetme për t’i dhënë fund vuajtjeve të popullit tonë.

U jemi përjetësisht mirënjohës SHBA-së, shteteve të BE-së dhe Aleancës së NATO-s, që me intervenimin e tyre hapën kapitullin e çlirimit të Kosovës.

Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për forcimin e paqes, sigurisë dhe për një të ardhme në fqinjësi të mirë në tërë rajonin. HTH.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat