“Haradinaj në veri nuk pyetet për kravata, pasi atje pyetet Serbia”

Aktuale

“Haradinaj në veri nuk pyetet për kravata, pasi atje pyetet Serbia”

Nga: H.O. Më: 24 mars 2018 Në ora: 22:55
Ramush Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj ende nuk e ka vizituar Veriun e vendit. Madje ai as nuk ka përmendur ndonjë datë kur mund ta bëj një vizitë të tillë. Ndonëse shpesh nëpër vikende gjen kohë të vizitoj vende malore i shoqëruar nga familjarët e tij, nuk po gjen vend në agjendën e tij edhe për këtë pjesë të Kosovës.

Por a ka vërtetë guxim kryeministri Haradinaj të bëj një vizitë të tillë, pikërisht në këtë kohë kur situata nuk është shumë e qetë atje?

Image
Naim Miftari

Ish agjenti i SHIK-ut, dhe ish eprori i lartë i G2-ZKZ, Naim Miftari thotë Haradinaj ndonëse ka guxim të vizitoj Veriun, ai nuk mund ta bëj atë pa lejen e Listës Serbe, pasi atje kriminelët serbë nuk e pyesin për kravata.

“Ramushi ka guxim por pa e leju Beogradi një vizitë dhe pa lejen e Listës serbe nuk e viziton veriun se i del vizita e dredhur dhe atje është froft ambienti nuk është ngrohtë si ambientin e parlamentit. Dhe kriminelët serbë në veri nuk e pyesin për krevata  se sa i ka, pasi atje pyetet Serbia. Qeveria e Kosovës bashkë me Ramushin atje vetëm si turist mund del në shëtitje”, thotë Miftari./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat