Eksperti i sigurisë: Qeveria nuk po bie për shkak të lobingut të këtij ministri brenda LDK-së

Aktuale

Eksperti i sigurisë: Qeveria nuk po bie për shkak të lobingut të këtij ministri brenda LDK-së

Nga: A.Zh Më: 25 mars 2018 Në ora: 13:58
Qeveria PANA-Lista serbe

Eksperti i sigurisë Fadil Kajtazi, ka numëruar arsyet se pse nuk po bie Qeveria PANA-Lista Serbe, e drejtuar nga kryeministri Ramush Haradinaj.

Kajtazi, në një postim në Facebook, ka thënë se arsyeja kryesore pse nuk po bie Qeveria Haradinaj, është lobingu i tij përmes Dardan Gashit, brenda Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, përcjell Bota sot.

Sipas tij, LDK-ja duhet të formojë një komision hetimor që të hetojë veten nga “sabotatorët”, të cilët nga viti 1994, zhvillojnë luftë speciale kundër LDK-së.

Image
Fadil Kajtazi

Më poshtë reagimi i plotë i Fadil Kajtazit:

Pse nuk bie qeveria e Ramushit

Nuk bie Qeveria e Ramushit për disa arsye. Më kryesori është se brenda grupit parlamentar të LDK-së, Ramushi ka lobingun e vet, të cilin e zhvillon përmes Dardan Gashit. “Lista Rugova” u krijuar vetëm për ta ndalur LDK-që të most ë ishte e para. Po t’I bëhet analizë zgjedhjeve të vitit 2011, shihet qartë se kjo ishte diversion kundër LDK-së, vetëm që ajo të mos jetë e para.

Po të shikohet numri i votave që kjo “Listë” i shmangi LDK-së dhe dëmin që i shkaktoi në aspektin propagandistik, këto zgjedhje do të prodhonin një deputet plus-minus në raport me PDK-në.

LDK nuk duhet të lodhet shumë për komisionet hetimore parlamentare për SHIK-un, ngase një gjë e tillë nuk mund të prodhojë asnjë efekt jurudik, përpos që do ta legalizonte veprimtarinë e kësaj organizate. LDK duhet të krijojë një komision hetimor që ta hetojë veten nga sabotatorët qëi  ka brenda e që nga viti 1994 zhvillojnë luftë speciale kundër LDK-së. Mjafton të shihet votimi i deputetëve të LDK-së për mocionin kundër ministrit me alltia Dardan Gashit dhe të kuptohet se sa perfide është lufta speciale që zhvillohet brenda LDK-së nga vet “njerëzit” e LDK-së./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat