Vuçiq e mbledh urgjentisht Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Aktuale

Vuçiq e mbledh urgjentisht Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Më: 26 mars 2018 Në ora: 10:43
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq e ka thirrur urgjentisht mbledhjen e Këshillit për Siguri Kombëtare. Mbledhja është caktuar për nesër, bëjnë të ditur mediat serbe. Nuk dihet se cila është arsyeja e kësaj mbledhje por sigurisht ka të bëjë me zhvillimet e sotme në veri.

Ndërkohë Forca të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Rosu, janë nisur drejt veriut të Kosovës me qëllim të arrestojnë Marko Djuricin, shkruajnë mediat serbe.

Autoritetet e Kosovës ia refuzuan kërkesën për të hyrë në territorin e shtetit shefit të zyrës për Kosovës, Marko Djuric dhe sipas mediave serbe edhe një zyrtari tjetër të Presidencës së Serbisë Nikola Selakoviq.

Ata planifikonin të shkonin drejt Mitrovicës të hënën, ku sipas mediave serbe planifikonin të merrnin pjesë në diskutimet në kuadër të dialogut të brendshëm për Kosovën.

Të premten, Marko Djuric kishte thënë se “shqiptarët nuk mund të më ndalin të i drejtohem popullit timë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat