Kimete Berisha: Lëreni të rrëzohet Rambon, le të lyp çare tash në Serbi!

Aktuale

Kimete Berisha: Lëreni të rrëzohet Rambon, le të lyp çare tash në Serbi!

Nga: A.Zh Më: 28 mars 2018 Në ora: 12:47
Kimete Berisha, Ramush Haradinaj

Opinionistja e njohur Kimete Berisha, ka komentuar rreth largimit të Listës serbe nga Qeveria e Kosovës.

Berisha në një postim në Facebook, ka thënë se partitë tjera (LDK dhe VV), nuk duhet të ndihmojnë mosrënien e Qeverisë Haradinaj, për shkak se “shpëtimi i saj” do të ishte i përkohshëm, përcjell Bota sot.

“Lërini të thyhen. Të rrëzohen ngadal. Mos u ndihmoni të bien, as mos u ndihmoni të çohen...Shfrytëzojeni rastin të silleni me ta si jahuditë, sy më sy, mos ua jepni një pikë ujë”, ka shkruar Berisha.

Ajo ka kritikuar kryeministrin Ramush Haradinaj, lidhur me deklaratën e tij për hyrjen e Marko Gjuriqit pa leje në territorin e Kosovës.

Poashtu, opinionistja Kimete Berisha, ka kritikuar edhe presindentin Hashim Thaçi, për mos guxim për të paditur Serbinë për gjenocid.

Më poshtë reagimi i plotë i Kimete Berisha:

Maca e Gargamellit.

Mos e 'shpëtoni'. 

Pshtim s'ka, edhe ashtu. Edhe nëseka , është pshtim i përkohshëm.

Nj? qeveri që (për me ju vardis Serbisë), mbajti një minutë heshtje për Oliver Ivanovicin, i akuzuar për vrasjen dhe dëbimin e shqiptarëve në veri.

Kjo qeveri e barazoi vrasësin me viktimën (më zi se serbët), dhe prandaj meriton të nënçmohet dhe të përbuzet fort.

Kjo qeveri e shpërbleu me nder dhe mirënjohje njeriun që ua mbylli derën me therra nanave shqiptare.

Prandaj, duhet të ndëshkohet.

Lërini të thyhen. Të rrëzohen ngadal. Mos u ndihmoni të bien, as mos u ndihmoni të çohen...Shfrytëzojeni rastin të silleni me ta si jahuditë, sy më sy, mos ua jepni një pikë ujë.

U ka ardh dita, shfrytëzojeni. Mos i ndihmoni. Ata juve nuk ju kishin ndihmu.

Ju kish rritë shtypja Ramushit, dojshin dje m'i pëlcit faqet e kuqe n'konferencë. Më së rreziku është kur njeriu i rrezikshëm flet me zë të ulët, qysh folke dje Ramushi. 
E më se keqi për një njeri të 'rrezikshëm' është kur nuk i tutët më askush.

Lërini t'i shohim përtoke kah rrotullohen. E flladitnani pak zemrën. 
E t'u dëgjohet krisma e njëshave kur t'u bien n'pllaka t'mermerta e t'u këputen n'kurriz.

Nuk është patriotizëm ta çosh në këmbë një qeveri të dështuar.

Prej asaj dite kur Maca ka pranuar të varet nga Lista Serbe...le të lyp çare tash në Serbi!

Se ende po mbajnë ymyd e po i luten Zotit që serbët të kthehen, se (qysh tha Dr.Pali, ndodh që njeriu të largohet (ta braktis dikë), e pastaj të kthehet prap, ndodh, patjetër...thuajse raportet mes tyre kanë qenë romantike, me mundësinë e ribashkimit edhe pas dhjetë vjete).

Serbët të kanë braktisë, Rambo. Beso.

Fjalia më qesharake e Ramush Haradinajt që e tregon më së miri nivelin e tij, është kjo: 'I kena çu fjalë Gjuriqit, duro edhe disa orë, e pastaj hyn e del
nga Kosova, normal, pa kurrëfarë problemi'. Po ai s'ka dasht me ngu . U hi'.

Që do të thotë se veç 'një sahat i ligë' u kanë n'pyetjr, kur u dasht Gjuriqi mos me hy n'Kosovë', se përndryshe ok është me hy në Kosovë pa leje.

Atë që di maca të bëjë më së miri, është me hëngër miun, me ja futë gjumë (maca që po jetojke 8-të vjet, 6-të prej tyre zoja po i kalojke m'gjumë).... dhe po, din me sha e me shitë mangupizëm, anipse për shkak të pozicionit të hundës, nuk e sheh ushqimin që e ka para syve.

P.S. E këta, që qe njëzet vjet e mbajnë peng Kosovën (dhe që me veprimet e tyre e kanë bërë punën që Kosova të varet nga bisedimet dhe disponimi i Serbisë, dhe e ke përshtypjen se asgjë nuk mund të ndodh me neve pa miratimin e Serbisë), këta manjaka sot flasin për masakrën e Izbicës. 

Presidenti flet për gjenocid të Serbisë në Kosovë, por kurrë gjeti guxim ta padis Serbinë për gjenocid./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat