Vuçiq zbulon çfarë i tha Putini

Aktuale

Vuçiq zbulon çfarë i tha Putini

Më: 28 mars 2018 Në ora: 20:57
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur për mediat serbe lidhur me bisedën telefonike që kishte me homologun e tij rus, Vlladimir Putin.

Ai tha se me liderin rus kishte një bisedë të gjatë dhe përmbajtësore.

“Nëse mund të them, dhe shumë herë jam takuar me të, sot në fjalët e tij kam ndier me siguri mbështetjen në nivelin më të lartë, si dhe në reagime, pasi që e njoh mirë”, tha Vuçiq dhe shtoi se ka pyetur Putinin se cila është këshilla e tij.

Vuçiq tha se “Putin ka dënuar ashpër sulmin ndaj Marko Gjuriq, sulmin në veri të Kosovës dhe rrahjen e serbëve”.

“Rusët në institucione të ndryshme do të ndërmarrin masa të caktuara sa i përket kësaj çështjeje”, tha presidenti serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat