Haradinaj tregon pse heshti të hënën rreth arrestimit të Gjuriqit

Aktuale

Haradinaj tregon pse heshti të hënën rreth arrestimit të Gjuriqit

Më: 28 mars 2018 Në ora: 23:40
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dhënë një arsye për heshtjen e tij në ditën kur veriu i vendit përjetoi shumë zhvillime.

Haradinaj ishte kritikuar gjerësisht për mosdeklarimin e tij rreth arrestimit të drejtorit të të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, në Mitrovicën e Veriut, të hënën.

Ai ka thënë se ka zgjedhur të mos deklarohet atë ditë, pasi folën shumë të tjerë.

“U mbush televizori. Fol ky, fol ai”, është arsyetuar Haradinaj në “Rubikon”.

“Dikush duhet të punojë”, ka thënë më tej shefi i ekzekutivit të Kosovës.

Haradinaj ka thënë se mosreagimi i tij të hënën nuk ka treguar indiferencën e tij.

“E kam marrë shumë seriozisht, ka qenë situatë e ndjeshme”, është shprehur ai.

“Është fat që ka kaluar pa viktima e pa asgjë. Shyqyr që ka kaluar ashtu”, ka thënë Haradinaj.

“Ka mundur të shkojë edhe më keq”, ka përfunduar kryeministri i Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat