Haradinaj: Kosova nuk mund të zhbëhet për hatër të askujt

Aktuale

Haradinaj: Kosova nuk mund të zhbëhet për hatër të askujt

Më: 29 mars 2018 Në ora: 12:34
Ramush Haradinaj

(E plotësuar)- Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka hedhur poshtë raportimet e mediave se mbrëmë ka qenë në veri.

Haradinaj tha se Lista Serbe nuk ka dhënë dorëheqje  dhe sipas tij ka lënë mundësi për dialog ndërsa tha se Lista Serbe nuk ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm. Kryeministri tha se shqiptarët nuk e kanë në traditë që të poshtërojnë askënd.

Duke e quajtur aksionin e së hënës si veprim në bazë të ligjit Haradinaj tha se është pak e palogjikshme policia ta rrah ministrin e vet duke aluduar në Nenad Rikallon.

Haradinaj tha se ende nuk kanë arritur të hyjnë në temën e Asociacionit pasi që nuk ka mundur të merret me to për shkak të punëve

Si kryeministër ai tha se atë ditë ka folur vetëm me Dalibor Jevtiq duke shtuar se nuk është në dijeni se dikush ka folur me presidentin serb Aleksandër Vuçiq. Haradinaj  është i lumtur që ngjarja e së hënës është mbyllë pa viktima euforia e fitoreve nuk u shkon shteteve e njerëzve serioz.

Haradinaj nuk ka komentuar kur u pyet nga gazetarët për ndikimin e Rusisë në agjendat e Serbisë duke thënë se ato janë agjenda të tyre.

Por ai tha se Kosova nuk mund të zhbëhet për hatër të askujt. “Kosova ekziston nuk mund të ç’bëhet për hatër të kurrkujt. Është e pamundur qe dikush me kontestu atë”, tha Haradinaj.

Kryeministri i Kosovës tha se një Kosovë mund të vijë sa herë të dojë edhe presidenti i Serbisë por vetëm që duhet të sillet sipas ligjit.

Ndërsa paralajmëroi se në rast se nuk do të vepronin sipas ligjit, drejtori i Policisë Shpend Maxhuni ose ministri i Brendshëm Flamur Sefaj nuk do të kishin vend

Haradinaj: Vuçiq mund të vije në Kosovë sa herë të dojë

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, në konferencën për media pas mbledhjes së Qeverisë, është pyetur nga gazetarët lidhur me paralajmërimin e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, se do ta vizitojë Kosovën.

Haradinaj ka qenë i shkurt në përgjigjen e tij duke thënë se Vuçiq mund të vije sa herë të dojë në Kosovë.

Ai ka shtuar ardhja e tij në vendin tonë nuk paraqet problem, sipas tij problem ka paraqitur rasti i fundit i cili është dashur të pres edhe një ditë kur edhe do t’i kalonte ndalesa.

“Sa herë donë Vuçiq mund të vije në Kosovë, nuk kemi asnjë vërejtje ndaj ardhjes së tij, nuk kemi pasur ndaj askujt në rastin në fjalë të Gjuriqi ka mundur të pritet edhe një ditë që të kalonte ndalesa”, ka thënë Haradinaj, pas konferencës për media.

Kryeministri Ramush Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë mban konferencën e rregullt para gazetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat