Thaçi tregon se kur do të liberalizohen vizat

Aktuale

Thaçi tregon se kur do të liberalizohen vizat

Më: 29 mars 2018 Në ora: 20:44
Hashim Thaçi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se sikur Kosova t’i kryente punët e saj me kohë, liberalizimi i vizave për qytetarët tanë tashmë do ishte çështje plotësisht e harruar.

“Realisht, ne u vonuam me çështjen e demarkacionit dhe mund të them se kemi pasur një stagnim, në veçanti nga vera e vitit 2014, kur ndodhi ngërçi politik. Gjithmonë kemi pasur traditë, që pas zgjedhjeve të gjejmë formulën dhe të lëvizim përpara dhe jo ta bllokojmë njëri-tjetrin”, ka thënë Thaçi në televizionin publik.

Presidenti tha se në takimin që e  ka zhvilluar me komisionerin Hahn, por edhe me Federica  Mogherini, është konfirmuar se tash do të ketë një  prezantim të raportit më 17 prill, dhe pastaj në vjeshtë do të ndodhë liberalizimi i vizave.

Presidenti ka thënë se lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar mbetet luftë e përhershme dhe Kosova ka implementuar në tërësi kriteret për liberalizimin e vizave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat