A mund të shkarkohet presidenti?

Aktuale

A mund të shkarkohet presidenti?

Më: 30 mars 2018 Në ora: 12:18
Hashim Thaçi

Pas ngjarjes së djeshme, ku autoritetet e Kosovës deportuan gjashtë shtetas turq, ka pasur reagime të shumta. Një peticion për shkarkimin e presidentit, ka filluar nga qytetarët e Kosovës.

E po ashtu dhe disa nga deputetët e Kosovës, kanë pohuar se duhet nisur procedurën e shkarkimit të Presidentit,  në momentin e konfirmimit të përfshirjes së tij në rastin e djeshëm.

Deputetja Mimoza Kusari-Lila në një postim në Facebook,   thotë se në momentin e konfirmimit të përfshirjes së presidentit Thaçi në rastin e djeshëm, duhet të fillojnë procedurat për shkarkimin e tij.

“E para, duhet nisur procedurën e shkarkimit të Presidentit, në momentin e konfirmimit të përfshirjes së tij në rastin e djeshëm”, shkruan Kusari në Facebook.

Megjithatë sipas Ligjit,  presidenti i Kosovës,  gëzon imunitet të plotë. Në Ligjin për presidentin thuhet se Presidenti i Republikës së Kosovës,  gëzon imunitet nga ndjekja penale, paditë civile ose shkarkimi për veprimet dhe vendimet brenda fushëveprimit të përgjegjësive, të Presidentit të Republikës së Kosovës.

Po ashtu sipas Ligjit, presidenti i Republikës së Kosovës,  mund të shkarkohet nga Kuvendi nëse:

 ai/ajo është dënuar për kryerjen e krimit të rëndë.  Nëse Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar se ai/ajo ka bërë shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe nëse  ai/ajo nuk është e/i aftë për të ushtruar përgjegjësitë e këtij posti për shkak të sëmundjes  së rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat