Berisha: Kryeministër shkarkoje ministrin e mos i kërko lirim, ndërsa për drejtorin e AKI-së...

Aktuale

Berisha: Kryeministër shkarkoje ministrin e mos i kërko lirim, ndërsa për drejtorin e AKI-së...

Nga: G.B Më: 30 mars 2018 Në ora: 12:24
Ramush Haradinaj

Avokati Besnik Berisha ka komentuar kërkesën e kryeministrit, për të shkarkuar shefin e AKI-së dhe ministrin e punëve të brendshme.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se dallojnë kërkesa për dorëheqje dhe shkarkimi, përcjell Bota sot.

Berisha i ka thënë kryeministrit që ta shkarkojë ministrin nëse e ka ndarë mendjen, ndërsa për shefin e AKI-së, ai i ka thënë se nuk është vetëm ai shef i tij.

Postimi i tij i plotë:

Tash a i shkarkoi kryeministri, a vec ua kerkoi doreheqjen ministrit te puneve te brendshme, respektivisht drejtorit te AKI, se keto dy gjera dallojne...

Cka nese keta qe pranuan kerkesen per lirim nga detyra, pergjigjen se “faleminderit por nuk jemi te interesuar “  ????...

Kryeminister, nese e ke nda mendjen per ta shkarkuar ministrin, nxjerr vendim per lirim nga detyra, e nuk i kerkon atij lirimin...

Per drejtorin e AKI e ke pak me ndryshe, se nuk je shefi i vetem i tij...

Sidoqofte, cfaredo veprimi/vendimi qe ju sot merrni, asgje nuk do ua lehtesoj dhimbjen familjareve te te kidnapuarve dhe torturat e ketyre te fundit nga shteti Erdogan.

Te koritur e te poshteruar, u beme argat i dreqit...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat