Pjesëtarë të FSK-së dhe Policisë certifikohen për ndihmë të parë

Aktuale

Pjesëtarë të FSK-së dhe Policisë certifikohen për ndihmë të parë

Më: 30 mars 2018 Në ora: 16:10
Gjatë certifikimit

Në kazermën ,, Adem Jashari’’ të Forcës së Sigurisë së Kosovës sot u zhvillua ceremonia e certifikimit të pjesëtarëve të FSK-së dhe Policisë së Kosovës. Ky certifikim i përket ciklit të dytë të trajnimit dyjavorë, me temë: “Menaxhimi i traumës taktike(Ndihma e parë e avancuar)’.

Trajnimi është mbështetur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përkatësisht  Zyra për Mbështetje Civile Ushtarake ( CMSE ). Trajnimi është zhvilluar nga instruktorët e Forcës së Sigurisë së Kosovës. U certifikuan 20 pjesëmarrës në trajnimin në fjalë, 15 oficerë policie të njësisë kufitare dhe 5 pjesëtar të FSK-së.

Në këtë ceremoni ishin të pranishëm: ministri i FSK-së, Rrustem Berisha, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, zëvendësministri  zotëri Burim Ramadani, ambasadori i SHBA-ve, zotëri Greg Delawie, komandanti i Forcave Tokësore të FSK-së, gjeneral Enver Cikaqi, zëvendëskomandanti i KFT-së, gjeneral Xhevahir Geci, shefi i Departamentit mjekësor në MFSK, kolonel Dr. Xhevdet Tahiraj, si dhe oficerë të FSK-së, KFOR-it e mysafirë të shumtë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat