A janë prishur raportet e Pacollit me Haradinajn?

Aktuale

A janë prishur raportet e Pacollit me Haradinajn?

Nga: A.Zh Më: 31 mars 2018 Në ora: 17:53
Ramush Haradinaj, Behgjet Pacolli

Sekretari i Aleancës Kosova e Re Vesel Makolli, ka treguar se si janë raportet mes kryetarit të kësaj partie Behgjet Pacolli dhe kryeministrit Ramush Haradinaj, pas shkarkimit të ministrit Flamur Sefaj.

Makolli për gazetën “Bota sot”, ka konfirmuar se pas vikendit, AKR-ja do të mblidhet për të vendosur nëse do të dalë jashtë koalicionit PDK-AAK-Nisma.

“Presidenti ynë Behgjet Pacolli, i ka të njëjta raportet me kryeminstrin Haradinaj edhe tash dhe e vlerëson maksimalisht qasjen e Haradinajt për këtë rast. Ne pas vikendit do të kemi takim me organet gjegjëse partiake, ku do t’i shqyrtojmë të gjitha rrethanat dhe kërkesën e kryeministrit, duke marrë qëndrim të duhur, konform rrethanave dhe interesave të përgjithshme, e para së gjithash interesave shtetërore”, ka shtuar për “Bota sot”, sekretari i AKR-së Vesel Makolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat