Kur Haradinaj jepte komplimente për shkollat e Erdoganit në Kosovë

Aktuale

Kur Haradinaj jepte komplimente për shkollat e Erdoganit në Kosovë

Më: 1 prill 2018 Në ora: 15:37
Ramush Haradinaj kishte vizituar shkollën turke në Prizren e hapur nga Qeveria e Turqisë

Ramush Haradinaj kishte vizituar shkollën turke në Prizren e hapur nga Qeveria e Turqisë. Vizita kishte ndodhur në dhjetor të vitit të kaluar derisa kishte fol fjalë të mira për shkollat e Erdoganit. Pesë muaj më vonë, Presidenti turk kërcënoi Haradinajn, duke i thënë se nuk e ka larg rrëzimin nga Qeveria. Krejt reagimi erdhi pas dëbimit të gjashtë gylenistëve në Turqi dhe pastaj shkarkimin e Ministrit Sefaj dhe Shefit të AKI’së.

Shkolla turke në Prizren, që është hapur me kërkesë të Presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdogan, me synimin për t’i lënë në hije ose për t’i mbyllur krejtësisht shkollat e Fetullah Gulen, është vizituar në dhjetor të vitit 2017 nga Kryeministri Ramush Haradinaj.

Image

Atje, Haradinaj kishte folur fjalë të mëdha për këtë shkollë duke ia lëvduar edhe planprogramin. 

Po ashtu shefi i Qeverisë së Kosovës kishte pranuar edhe dhurata duke theksuar se shkollave të tilla në Kosovë u gëzohen të gjithë.   

Sipas njoftimit të Qeverisë, Kryeministri Haradinaj, kishte  falënderuar nikoqirët për pritjen në këtë shkollë “e cila krijon mundësi për fëmijët në Kosovë që ata të mësojnë me standarde të larta dhe me një program të mirë të edukimit”.

"Kosova ka bashkëpunim të mirë me Republikën e Turqisë dhe këtë bashkëpunim e dëshmon edhe kjo shkollë”.

 Para drejtorit Ali Sedat Asllan dhe stafi i shkollës Kryeministri Haradinaj, ka theksuar se shkolla "Maarif" ka një program dhe nivel të lartë të edukimit.   Haradinaj atje është shoqëruar nga ministri i Administratës Publike, Mahir Yagxhilar dhe ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç.

 

Ndërkohë, në njoftimin e Qeverisë së Kosovës për këtë shkollë është bërë edhe një vlerësim gratis për cilësinë e kësaj shkolle, pavarësisht se kjo shkollë, qëllim të parë, e ka mposhtjen e rivalit të Erdogan, Fetullah Gulen, i cili ka hapur shkolla në Kosovë që nga paslufta. Aty janë shkolluar edhe fëmijët e politikanëve kosovarë, përfshirë djalin e Presidentit Hashim Thaçi.“ "International Maarif Schools of Kosova", synon t'i edukojë dhe t'i arsimojë të rinjtë kosovarë, brezat e ardhshëm të Kosovës me standarde sa më të mira, në mënyrë që ata të jenë të dobishëm për rrethin ku jetojnë” theksohet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat