Ja si mund të shkarkohet presidenti Hashim Thaçi

Aktuale

Ja si mund të shkarkohet presidenti Hashim Thaçi

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 2 prill 2018 Në ora: 14:48
Hashim Thaçi

Arrestimi i Marko Gjuriq drejtorit të zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë dhe deportimi i gjashtë gylenistëve në mënyrë skandaloze, ka bërë që të hedhen akuza të rënda në drejtim të presidentit të vendit, Hashim Thaçi dhe veprimeve të tij që shpesh po quhen edhe të jashtëligjshme dhe që mund ta dërgojnë në shkarkimin e tij nga pozita që mban.

Shkarkimi i mundshëm i presidentit të Republikës se Kosovë Hashim Thaçi mund të ndodh atëherë kur 1/3 e deputetëve të Kuvendit të Kosovës nënshkruajnë peticion dhe të shpjegohet arsyeja pse po kërkohet të shkarkohet. Rastet kur një president mund të shkarkohet janë sëmundja, shkelja e rendë e Kushtetutës dhe veprës se rendë penale që mund të ketë bërë presidenti por edhe në rastet kur presidenti i vendit nuk shihet i denjë për atë pozitë.

Image
Blerim Burjani

 

Blerim Burjani njohës i çështjeve juridike, në një prononcim për “Bota Sot”,  ka thënë se shkarkimi i presidentit të vendit mund të ndodhë nëse 1/3  e deputetëve e nënshkruajnë peticionin  që duhet te shpjegohet perse duhet të ndodhë shkarkim i presidentit.

“Në rast se peticioni supozon ndonjë shkelje të rëndë të Kushtetutës, peticioni duhet t’i dorëzohet menjëherë Gjykatës Kushtetuese, e cila vendosë për këtë çështje brenda shtatë (7) ditësh nga marrja e peticionit, shkarkimi mund të ndodhë për shkak të veprës penale që ka bërë presidenti apo për shkak se është i padenjë dhe i sëmurë janë disa situata  për të cilat mund të ndodhë shkarkimi i presidentit të vendit”, ka thënë Burjani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat