Haradinaj flet për tërheqjen e njohjes nga Burundi

Aktuale

Haradinaj flet për tërheqjen e njohjes nga Burundi

Më: 4 prill 2018 Në ora: 09:50
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë, ka folur për tërheqjet e njohjeve për Kosovën.

E fundit që ka ndodhur është ajo nga shteti i Burundit, i cili e kishte njohur vendin tonë më 28.10.2012, tërheqje e cila erdhi pas ofensivës së diplomacisë serbe kundër shtetësisë së Kosovës.

Haradinaj tha se mundësia e tërheqjes së njohjeve ekziston si mundësi dhe nuk jemi të mbrojtur nga kjo.

“Duhet të jemi të kujdesshëm në deklarime. Nuk di sa e është e vërtetë se për çka ka ndodhur tërheqja e njohjes nga Burundi”, deklaroi Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat