E pyesin për shkarkimin e shefit të AKI-së, ja si reagon Thaçi

Aktuale

E pyesin për shkarkimin e shefit të AKI-së, ja si reagon Thaçi

Më: 4 prill 2018 Në ora: 11:17
Hashim Thaçi dhe Abelard Tahiri

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk është përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse do të shkarkojë drejtorin e AKI-së, Driton Gashi.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së Qeverisë ka deklaruar se gjysma e punës për shkarkimin e drejtorit të AKI-së, Driton Gashi ka përfunduar, dhe sipas tij gjysma tjetër mbetet në dorën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi

Sipas kreut të ekzekutivit të vendit,  vendimi për shkarkimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj dhe drejtorit të AKI-së ka ardhur pasi që janë prishur marrëdhëniet e tyre institucionale.

Haradinaj tha se për vendimet për shkarkimin e drejtorit të AKI-së i  komunikon dhe i merr me presidentin.

Por, kreu i shtetit, Hashim Thaçi, sot pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar kundër korrupsionit, nuk ka dashur të deklarohet nëse do të shkarkojë kreun e AKI-së, pas deportimit të gjashtë gylenistëve në Turqi, derisa ministri i Punëve të Brendshme Flamur Sefaj dje edhe zyrtarisht ka dhënë dorëheqje nga posti i tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat