Topalli: Arrestimi i Gjuriqit ishte spektakël, por që shteti funksionoi

Aktuale

Topalli: Arrestimi i Gjuriqit ishte spektakël, por që shteti funksionoi

Më: 4 prill 2018 Në ora: 18:44
Faton Topalli

Faton Topalli, nga Grupi i Deputetëve të Pavarur, ka thënë se kur dikush kalon kufirin ilegalisht është e natyrshme që të prangoset.

Ai këtë e ka lidhur me rastin e arrestimit të Marko Gjuriq, dy javë më parë, veprim të cilin ai e quan si të duhur, pavarësisht se ka thënë se kishte spektakël.

“Shteti funksionoi atë ditë dhe mirë.  Ishte një spektakël edhe nga Gjuriq edhe arrestimi i tij. Ishte spektakël më gjithë ato kamera. Një hyrje ilegale është një problem i vogël në krahasim me problemet e mëdha që kemi”.

Arrestimi dhe dëbimi i tij, bëri të Lista Serbe të tërhiqet nga Qeveria e Kosovës.

Topalli ka pohuar se ky subjekt politik që thekson se është i krijuar nga Aleksandër Vuçiq, nuk duhet të lejohet që të përcaktojë se kush të jetë në qeveri dhe kur Kosova të shkojë në zgjedhje.

“Në këtë situatë partitë politike duhet të ulen së bashku dhe varësisht nga bisedimet edhe mund të përcaktohemi për zgjedhje të reja, por duhet të ketë diskutim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat