“Kur sot presidenti urdhëron kundërligjshëm arrestimin e turqve, çfarë urdhrash mund të ketë dhënë si drejtor politik i UÇK-së?”

Aktuale

“Kur sot presidenti urdhëron kundërligjshëm arrestimin e turqve, çfarë urdhrash mund të ketë dhënë si drejtor politik i UÇK-së?”

Nga: G.B Më: 4 prill 2018 Në ora: 19:43
Hashim Thaçi

Publicisti Shkëlzen Gashi, ka komentuar arrestimin e gjashtë shtetasve turq nga Policia e Kosovës dhe deportimin e tyre për në Turqi.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se kur sot në vitin 2018 presidenti i vendit urdhëron kundërligjshëm arrestimin e gjashtë qytetarëve turq që kanë pasur leje qëndrimi në Kosovë, çfarë urdhrash ka mundur të ketë dhënë ai para 20 vitesh, si drejtor politik i UÇK-së, përcjell Bota sot.

Postimi i tij i plotë:

Kur sot në vitin 2018, kryetari i Kosovës urdhëron kundërligjshëm arrestimin e gjashtë qytetarëve turq me leje të qëndrimit në kosovë, a mund ta imagjinoni çfarë urdhërash mund të ketë dhënë ky njeri para 20 viteve, si drejtor politik i uçk-së?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat