Deputetja e LDK-së e quan Thaçin diktator

Aktuale

Deputetja e LDK-së e quan Thaçin diktator

Më: 4 prill 2018 Në ora: 23:44
Lirije Kajtazi

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lirije Kajtazi, ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka gisht në skandalin e dëbimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova.

Sipas Kajtazit, Thaçi dhe presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, kanë lidhje interesi.

“Nuk është vëllazëri e sotme” ajo mes Thaçit e Erdoganit, ka vlerësuar deputetja e LDK’së.

Kajtazi, gjatë një paraqitjeje të drejtpërdrejtë në emisionin “DPT Te Fidani”, e ka quajtur Thaçin diktator.

Ajo ka thënë se shumëçka në Kosovë po bëhet me diktatin e Thaçit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat