Haxhiu me lajm të ri për SHIK-un, kjo është lutja e saj për LDK-në

Aktuale

Haxhiu me lajm të ri për SHIK-un, kjo është lutja e saj për LDK-në

Nga: A.ZH Më: 6 prill 2018 Në ora: 17:05
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Albulena Haxhiu

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se Grupi Parlamentar i VV-së, ka mbledhur 31 nënshkrime për hetimin e SHIK-ut.

Haxhiu, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se VV-ja, i ka kërkuar votat edhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, mirëpo të njëjtët, ende nuk i kanë kthyer përgjigje, përcjell Bota sot.

Sipas saj, tani është momenti që LDK-ja t’iu tregojë të gjithëve nëse e ka përmend kundërshtimin e SHIK-ut, duke dhënë edhe nëntë nënshkrime.

Më poshtë reagimi i plotë i Haxhiut:

Siç e kemi bërë të ditur, grupi parlamentar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për formimin e Komisionit për hetimin e SHIK-ut.

I kemi mbledhur 31 nënshkrime, na duhen edhe nëntë nënshkrime të deputetëve.

Në emër të grupit, i kam shkruar shefit të grupit parlamentar të LDK’së. I kam kërkuar të njëjtit mbështetje për këtë iniciativë por që ende nuk kam marr asnjë përgjigje nga ai.

Për ne është e papranueshme qasja dhe hipokrizia e vazhdueshme e LDK-së, në këtë rast edhe sa i përket SHIK-ut!

Në njërën anë, çdo ditë akuzojnë SHIK-un për veprime kriminale dhe në anën tjetër NUK e kanë guximin të ndërrmarin asnjë veprim, madje në mandatin e kaluar deputetët e LDK-së kishin votuar Kadri Veselin për kryetar Kuvendi.

I bëjmë thirrje grupit parlamentar të LDK-së, të na japin nënshkrimet ose në të kundërtën nuk kanë më asnjë të drejtë as morale të thirren në kundërshtimin e SHIK-ut.  Ky është momenti të na tregojnë të gjithëve a e kanë përnjëmend kundërshtimin e SHIK-ut./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat