Gjuriq arrin në Kosovë në ora 22:00

Aktuale

Gjuriq arrin në Kosovë në ora 22:00

Më: 7 prill 2018 Në ora: 13:18
Marko Gjuriq

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq sot do të vijë në Kosovë.

Policia ka thënë se Gjuriqi në Kosovë do të arrijë në orën 22.

“Me përcjellje të forcave policore nga pika kufitare në Jarinjë ai do të dërgohet në Zveçan”, njofton policia.

Shefi i Zyrës për Kosovën, pritet të largohet nga Kosova në orën 2 pasmesnate.

Mësohet se Gjuriqi nuk do të ndalet në Mitrovicë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat