Haxhiu: Prokuroria të ngritë aktakuzë edhe për Thaçin e Veselin

Aktuale

Haxhiu: Prokuroria të ngritë aktakuzë edhe për Thaçin e Veselin

Nga: G.B Më: 7 prill 2018 Në ora: 15:45
Albulena Haxhiu

Deputetja e VV në Kuvendin e Kosovës, Albulena Haxhiu, ka thënë se afera ‘Pronto’ ka shpërfaqur kapjen e shtetit, në institucione, ndërmarrje, bord e agjension.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se Prokuroria Speciale, qëllimshëm është munduar ta relativizojë kapjen e shtetit përmes klasifikimit vetëm në veprën penale të diskriminimit në punësim, përcjell Bota sot.

Andaj, Haxhiu thotë se aktakuzave duhet t’i shtohen edhe dy vepra penale, që janë keqpërdorimi i Pozitës apo Autoritetit Zyrtar dhe Ushtrimi i Ndikimit e po ashtu sipas saj duhet të ngriten aktakuza edhe për Thaçin e Veselin, si protagonistë të aferës Pronto.

Postimi i tij i plotë:

Afera Pronto ka shpërfaqur kapjen e shtetit, pra kapjen e secilit institucion/ndërrmarje/bord/agjension.

Pra të gjithë e kemi të qartë se punësimet e Thaçit e Veselit, ishin me qëllim të kontrollit mbi gjithçka përmes njerëzve të tyre të dëgjueshëm. Grabovci, Pajaziti, Beqaj dhe të tjerët ishin shërbëtorët e zellshëm të Thaçit e Veselit.

Afera Pronto ka shpërfaqur shumëçka! 
Ka shpërfaqur se si kontrollohet sistemi i drejtësisë, si zgjedhen gjyqtarët e prokurorët, si kontrollohen ndërrmarjet publike(lokale, e qendrore) si kontrollohen bordet e agjensionet! 
Afera Pronto ka dëshmuar se si njerëzit e PDK’së duan të kenë kontroll mbi çdo institucion dhe mbi pasurinë publike.

Pak a shumë aty kemi kuptuar se pse në Kosovë asgjë nuk funksionon siç duhet dhe pse ka aq shumë korrupsion e krim të organizuar!

Për bindjen time, Prokuroria Speciale, qëllimshëm është munduar ta relativizoj kapjen e shtetit përmes klasifikimit vetëm në veprën penale të diskriminimit në punësim!

Shkeljet e aferës Pronto mund të zbërthehen lehtësisht në Kodin Penal. Keqpërdorimi i Pozitës apo Autoritetit Zyrtar dhe Ushtrimi i Ndikimit janë edhe dy vepra tjera penale të cilat prokuroria i ka shpërfillur.

Aktakuzave duhet t’i shtohen edhe këto dy vepra penale e poashtu aktakuza duhet të ngriten edhe për Thaçin e Veselin, si protagonistë të aferës Pronto.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat