Këto janë armët që përdori Policia Speciale për arrestimin e Gjuriqit

Aktuale

Këto janë armët që përdori Policia Speciale për arrestimin e Gjuriqit

Ismail Jakupi Nga Ismail Jakupi Më 7 prill 2018 Në ora: 21:02
Policia e Kosovës gjatë arrestimit të Marko Gjuriq

Muajin e kaluar më 26 Mars në një prej aksioneve më spektakolare të mbajtura ndonjëherë, Policia Speciale e Kosovës, kishte arrestuar drejtorin e të ashtuquajturës Zyra për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Aksioni kishte bërë bujë të madhe në opinionin publik, ishte raportuar edhe në mediet prestigjioze ndërkombëtare, për shkak të mënyrës së realizimit.

Por, i gjithë ky aksion i zhvilluar me sukses, pa ndonjë të vrarë apo lënduar rënd, ka kërkuar edhe njësite të mëdha policore dhe resurse armatimesh.

Ish- pjesëtari i UÇK-së, Naim Miftari,  i cili është njohës i mirë i armëve luftarake, në një prononcim për “Bota Sot”, ka treguar për disa nga armët që Policia e Kosovës ka në inventarin e saj, e që të njëjtat janë përdorur edhe në aksionin për arrestimin e Gjuriqit.                       

Policia Speciale është e pajisur me pistoleta  të prodhimit austriak “Glock 19” dhe “Glock 17”.

Ajo posedon disa lloje të armëve të gjata të familjes së “Hecklerit” siç janë ‘MP5” i gjatë 9 milimetrash me optikë dhe laser.

Image
‘MP5” i gjatë 9 milimetrash me optikë dhe laser

Ndërsa, arma tjetër të familjes e “Hecklerit” është “MP5 klein” (prodhime gjermane) që është armë më e shkurtër dhe mundë të futet edhe nën rroba.

Policia posedon edhe armën amerikane të familjes Koch, modeli MR556A1.

Image
Arma e tipit MR556A1

Në arsenalin e tyre Policia e Kosovës ka edhe dy lloje të kallashëve, e që gjithashtu i kishte me vete gjatë arrestimit të Gjuriqit.

Image
Njesitet e Policisë të pajisur me AK47

Në një operacion aq të ndjeshëm sa ishte ai për arrestimin e Gjuriqit nuk mund të mungonin edhe njësitet e snajperistëve. Policia e Kosovës ka në arsenal snajperët gjerman të tipit PSG1 dhe snajperët Barret 12.5 mm.

Image
Njesitet e pajisura me snajper

Gjatë arrestimit të Gjuriqit u përdoren edhe shotgunët e fuqishëm italian Super Benelli m4, që i ka identifikuar edhe eksperti i armëve Naim Miftari, i cili ka thënë se armë të tilla përdoren edhe thyerje të dyerve dhe gjuajnë plumba gome.

Image
Polici i pajisur me shotgun

Ndërsa për sigurinë e transportit u përdorën makinat e blinduara të tipit Renault.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat