11 vjeçari i kidnapuar në Shtime paraqitet në Polici, kjo është gjendja e tij

Aktuale

11 vjeçari i kidnapuar në Shtime paraqitet në Polici, kjo është gjendja e tij

Më: 9 prill 2018 Në ora: 07:57
11 vjeçari E.T nga Shtimja

Policia e Kosovës bën të ditur se i mituri E.T i kidnapuar mbrëmë në qytetin e Shtimes është paraqitur rreth orës 00:15 në stacionin policor në Ferizaj.

Policia e rajonit të Ferizajt bën të ditur se viktima është 11 vjeçari është në gjendje të mirë shëndetësore dhe sipas deklaratës së tij, ai kishte arritur që të dalë nga automjeti i të dyshuarve dhe është paraqitur në polici.

“Më 9.4.2018 rreth orës 00:15 minuta, viktima është paraqitur  në stacionin policor në Ferizaj .Viktima është në gjendje të mirë shëndetësore dhe sipas deklaratës së tij, ai kishte arritur që të dalë nga automjeti i të dyshuarve dhe është paraqitur në polici”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Hetuesit policor janë duke i vazhduar hetimet për zbardhjen e rastit.

Ndryshe, mbrëmë kidnapuesit e 11 vjeçari familjes Tafa i kërkonin 50 mijë euro.

Motivet e rastit ende nuk dihen, por  vetëm që babai i djalit kishte pranuar një mesazh në telefon, ku i kërkohej që t’i grumbullojë 50 mijë euro si kusht për lirimin fëmijës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat