Detaje të reja rreth 11-vjeçarit të kidnapuar që u paraqit në polici

Aktuale

Detaje të reja rreth 11-vjeçarit të kidnapuar që u paraqit në polici

Më: 9 prill 2018 Në ora: 10:09
11 vjeçari nga Shtimja

11 vjeçari nga Shtimja që mbajt i kidnapuar për disa orë është mirë.

Atij po i bëhen të gjitha ekzaminimet mjekësore për të vërtetuar se ai realisht është mirë.

11 vjeçari është duke i kryer të gjitha kontrollet e nevojshme.

Agim Gashi zëdhënës për rajonin e Ferizajit thotë se 11 vjeçari i cili iku nga kidnapuesit e që më pas është paraqitur vet në polici, tashmë ndodhet në duar të sigurta.

“Të gjitha masat e nevojshme janë marrë”.

Sipas Gashit për shkak se fëmija është i mitur, policisë i duhet kohë për ta hetuar këtë rast.

“Fëmijës tashmë po i bëhen të gjitha kontrollet tek psikologu për fëmijë”, ka thënë shkurt Gashi. Sipas tij gjithçka që thuhet më shumë për këtë rast, mund të pengojë në hetimet që tashmë policia I ka filluar. 

“Më 9.4.2018 rreth orës 00:15 minuta, viktima është paraqitur në stacionin policor në Ferizaj. Viktima është në gjendje të mirë shëndetësore dhe sipas deklaratës së tij, ai kishte arritur që të dalë nga automjeti i të dyshuarve dhe është paraqitur në polici”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Hetuesit policorë janë duke i vazhduar hetimet për zbardhjen e rastit.

Ndryshe, mbrëmë kidnapuesit e 11-vjeçarit familjes Tafa i kërkonin 50 mijë euro.

Motivet e rastit ende nuk dihen, por vetëm që babai i djalit kishte pranuar një mesazh në telefon, ku i kërkohej që t’i grumbullojë 50 mijë euro si kusht për lirimin fëmijës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat