Mustafa: Beteja e Koshares, fitorja më e madhe e UÇK-së kundër armikut

Aktuale

Mustafa: Beteja e Koshares, fitorja më e madhe e UÇK-së kundër armikut

Nga: Bota sot Më: 9 prill 2018 Në ora: 14:47
Isa Mustafa

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, ka kujtuar Betejen e Kosharës, e cila sipas tij, shënon fitoren më të madhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ndërsa, për 9 vjetorin e Kushtetutës së Kosovës, Mustafa, në një postim në Facebook, ka thënë se ajo sublimon vlerat më të larta demokratike.

Më poshte reagimi i plotë i Mustafës:

Beteja triumfale e Koshares, e zhvilluar 19 vjet më parë, shënon fitoren më të madhe në betejë të hapur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mbi forcat e armikut. 
Uniteti dhe profesionalizmi i ushtarakëve tanë, e bëri të pashmangshme disfatën e ushtrisë dhe paramilitarëve të Serbisë.

9 vjet më vonë, pikërisht më 9 prill 2008, u miratua edhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës, që sublimon vlerat më të larta demokratike, për të cilat luftuan dhe dhanë jetën burra të mëdhenjë të kombit, si Agim Ramadani, Sali Çekaj, Abaz Thaçi, Xhemajl Fetahu, e shumë pjesëmarrës të tjerë të Betejës heroike të Koshares.

Zoti e Bekoftë Republikën e Kosovës dhe heronjtë e saj!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat