Tahiri: Kushtetuta e Kosovës përfaqëson identitetin e popullit tonë

Aktuale

Tahiri: Kushtetuta e Kosovës përfaqëson identitetin e popullit tonë

Më: 9 prill 2018 Në ora: 15:08
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka folur lidhur me Kushtetutën e Republikës së Kosovës që u miratua dhjetë vjetë më parë.

Sipas tij, “Kushtetuta e Kosovës nuk përfaqëson vetëm aktin juridik që përcakton rendin politik, ekonomik e social, por edhe vetë identitetin e popullit tonë që nga trajektorja historike e luftës për pavarësi e deri te e ardhmja e përbashkët e të gjithë qytetarëve të saj”.

Ai ka uruar Ditën e Kushtetutës përmes një postimi në Facebook.

Më poshtë statusi i plotë i tij:

Kushtetuta e Republikës së Kosovës sot përmbushë një dekadë të tërë prej se është miratuar duke përcaktuar kështu të ardhmen demokratike dhe prosperuese të shoqërisë tonë.

Sot para një dekade, kjo Kushtetutë, materializoi shtetin sovran të Kosovës, vendosi bazat për paqen e qëndrueshme në mes të komuniteteve të saj dhe përcaktoi parimet më të larta të demokracisë, lirisë dhe të drejtave të njeriut.

Kushtetuta e Kosovës nuk përfaqëson vetëm aktin juridik që përcakton rendin politik, ekonomik e social, por edhe vetë identitetin e popullit tonë që nga trajektorja historike e luftës për pavarësi e deri te e ardhmja e përbashkët e të gjithë qytetarëve të saj dhe tek e ardhmja e Republikës së Kosovës, si shtet paqedashës, i integruar në Bashkimin Evropian dhe NATO, si dhe i përcaktuar për zhvillim demokratik e ligjor që garanton të drejtën dhe barazinë për të gjithë qytetarët e saj, pa dallim. Urime Dita e Kushtetutës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat