Debati për mishin, Halimaj përplaset ashpër me përfaqësuesit e Elkosit

Aktuale

Debati për mishin, Halimaj përplaset ashpër me përfaqësuesit e Elkosit

Më: 10 prill 2018 Në ora: 16:17
Pamje nga takimi

Sot në debatin për mishin në Komisionin për të Drejtat e Njeriut dhe Barazi Gjinore, pati akuza dhe kundër akuza të ashpra ndërmjet deputetes së Nisma-s, Albulena Balaj – Halimaj dhe përfaqësuesit të Elkos Group.

Deputetja Balaj – Halimaj shprehu dyshimin për disa skandale me mish, veçanërisht në Elkos. Ajo ka thënë se nuk ka asnjë tendencë ndaj kompanisë Elkos dhe ndaj asnjë kompanie tjetër.

Mirëpo, përfaqësuesi i kompanisë Elkos ka thënë se nëse deputetja Balaj kërkon që asnjë qytetar të mos blej mish në Elkos, kjo është një tendencë ose deputetja në fjalë është e paguar prej dikujt që të flasë kështu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat