Avdyli: Kryeministrit i ka humbur rruga në oborr

Aktuale

Avdyli: Kryeministrit i ka humbur rruga në oborr

Më: 11 prill 2018 Në ora: 06:09
Haxhi Avdyli

Deputeti i LDK’së Haxhi Avdyli ka vazhduar të kritikojë krerët e institucioneve të vendit për darkën luksoze pas përkujtimit të Betejës së Koshares.

“Ta gjejnë momentin pas një përkujtimi të betejës së Koshares” të hanë darkë luksoze, kjo është “anakronizëm”, tha Avdyli.

Thotë se presidenti Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj kanë humb rrugën në oborr.

‘Po të shohësh veprimet e Haradinajt e sheh se nuk është i orientuar”, tha Avdyli.

“U ka humb rruga në oborr”, theksoi ai, duke thënë se ‘Kosova po shkon prapa”, nga një qeverisje e tillë.

Thotë se Thaçi po sillet si njeri i dehur.

“Pa qenë i dehur po flet si i dehur”, tha Avdyli.

Deputeti i LDK’së vazhdon të qëndroj pas pyetjes që i bëri dje kryeministrit Ramush Haradinaj.

Përmes një shkrimi në Facebook, Avdyli kishte thënë se Haradinaj e Thaçi duhet të tregojnë se kush i vrau ish-ministrin në ekzil të Kosovës, Ahmet Krasniqin, dhe dy aktivistët e LDK’së, Tahir Zemajn e Smajl Hajdajrajn.

‘Nëse kërkojnë organet e rendit mund të dëshmoj”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat