Monitoruesi i Kuvendit: Haradinaj sot shkeli kushtetutën e Kosovës

Aktuale

Monitoruesi i Kuvendit: Haradinaj sot shkeli kushtetutën e Kosovës

Nga: D.RR Më: 13 prill 2018 Në ora: 20:46
Bejtush Gashi dhe Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka emëruar sot ministër të ri të MPB-së, Bejtush Gashin, i cili ka zëvendësuar ministrin e shkarkuar nga Haradinaj, Flamur Sefajn.

Por ky emërim del të jetë në kundërshtim me frymën kushtetuese.
Kështu pohon monitoruesi i Kuvendit, nga KDI, Albert Krasniqi.

Ai ka thënë se në bazë të kushtetutës ministri duhet miratuar fillimisht nga Kuvendi, ku edhe duhet të jap betimin si ministër.
Ka theksuar se zgjedhja e kabinetit qeveritarë është në kompetencë të Kuvendit, edhe në rastet kur ata zëvendësohen.

“Emërimi i ministrave të ri duhet të bëhet përmes miratimit nga ana e Kuvendit
Sot qenka emëruar ministri i ri i Punëve të Brendshme. Ministri i kaluar ishte zgjedhur nga Kuvendi, kurse ky i riu që e zëvendëson atë emërohet vetëm nga Kryeministri, duke anashkaluar Kuvendin. Kështu ka qenë praktika deri më tani.
Kjo praktikë është në kundërshtim me frymën e asaj sesi Kushtetuta ka paraparë zgjedhjen e anëtarëve të Qeverisë. Është kompetencë e Kuvendit zgjedhja e Qeverisë. Anëtarët e Qeverisë duhet të japin betimin para Kuvendit. Kuvendi duhet t’i zgjedhë anëtarët e Qeverisë secilën herë që zëvendësohen, e jo vetëm herën e parë pas zgjedhjeve. ”ka shkruar Krasniqi.

Haradinaj e ka bërë emërimin e ri sot dhe këtë e ka treguar përmes facebookut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat