Ministri i Diasporës Dardan Gashit duket se nuk i interesojnë punimet e seancës plenare të Kuvendit të Kosovës. Si një ndërmjetësues i koalicioneve qeveritare, ai sot u pa me sheshin "Nena Terezë" në shoqëri të deputetit të GDP-së Dukagjin Gorani. Në kohen kur po flitet për rënien e Qeverisë Haradinaj, takimi i këtyre të dyve benë të nënkuptohet se GDP më të vërtetë mund të jetë shpëtimtar i qeverisë Haradinaj.
Ndryshe ditë me pare "Bota Sot" kishte raportuar se deputetët e GDP-së janë në përkrahje të Haradinaj dhe do ta pamundësojnë rrëzimin e Qeverisë duke mos e mbështetur Vetëvendosjen dhe LDK-në në iniciativën e tyre.